LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve në aksionin e Karaçevës

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve në aksionin e Karaçevës

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka filluar seanca ndaj 30 personave që u arrestuan në aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë.

Të arrestuarit, në mesin e tyre edhe policë, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Policët u arrestuan me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj tridhjetë (30) personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.

Në një konferencë për media të mbajtur të shtunën, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë detaje rreth këtij operacioni. Sipas tij, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 35 persona, në mesin e tyre edhe 12 policë.

Po ashtu, Maloku ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, pas një hetimi të gjatë gati 1-vjeçar, ka realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove”, ka thënë Maloku.

Po ashtu, në këtë aksion u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

Ky aksion u realizua me bashkëpunim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori