LAJMI I FUNDIT:

Mbahet samiti i romëve të Ballkanit Perëndimor

Mbahet samiti i romëve të Ballkanit Perëndimor

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders njofton se të mërkurën dhe të enjten do të mbahet “Samiti i Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018”.

John Stauffer, Drejtor ligjor dhe zëvendësdrejtor i Civil Rights Defenders, dhe Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadore e Suedisë në Prishtinë, do ta hapin këtë ngjarje, ndërsa do të flasin edhe akademik e aktivistë të shquar nga Çekia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Kosova, Suedia e Turqia.


“Ata do të flasin për temat siç është nevoja për ndryshim të politikave në Evropë, roli i ndërmjetësimit strategjik në luftën kundër diskriminimit të romëve, për çështjet me të cilat ballafaqohet komuniteti rom në Ballkanin Perëndimor e në Turqi, për çështjet të cilat refugjatët rom ballafaqohen në Turqi, si dhe për sfidat e romëve LGBT dhe gjithashtu për përfshirjen e romëve”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i Samitit të Romëve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka filluar më 2015, është tërheqja e vëmendjes karshi antigjipsizmit dominues, diskriminimit sistematik dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut të romëve në rajon dhe thirrja drejtuar qeverive të Ballkanit Perëndimor për t’i zbatuar plotësisht standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori