LAJMI I FUNDIT:

​Mbahet mini-maratona “Vrapo për Autizëm”, vlerësohet se ndihmon në ndërgjegjësimin e shoqërisë

​Mbahet mini-maratona “Vrapo për Autizëm”, vlerësohet se ndihmon në ndërgjegjësimin e shoqërisë

Sot, në kryeqytet po mbahet mini-maratona humanitare 5 km me moton “Vrapo për Autizëm”. Ky aktivitet u vlerësua se ndikon në rritjen ndërgjegjësimit në shoqëri derisa u potencua se personat me autizëm duhet të kenë përkrahje sa më të madhe nga të gjithë.

Në këtë aktivitet senzibilizues po marrin pjesë edhe nga kori diplomatik.


Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog shpreh i lumtur që ai dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e mini-maratonës “Vrapo për Autizëm”.

Ai tha se aktivitete të tilla u pëlqen të mbështesin dhe shpreson që aktiviteti të ketë sukses.

“Jam i lumtur që jam këtu në këtë lloj mini maratonë dhe jam i lumtur që edhe Bashkimi Evropian në Kosovë është pjesë e kësaj. Mendoj se kjo tregon se ne me të vërtetë kujdesemi për integrimin e pakicave në shoqëri dhe pikërisht këtë lloj aktiviteti na pëlqen të mbështesim. Kështu që, shpresoj të kemi fat me motin sot dhe shpresoj që eventi të jetë i suksesshëm, është e rëndësishme që të kemi më shumë evente të tilla.”, tha ai.

Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë tha se është e rëndësishme për të pasur një garë për njerëzit me autizëm, për të rritur ndërgjegjësimin.

Ditën e sotme ajo e quajti të mrekullueshme.

“Është shumë e rëndësishme për të pasur një garë për njerëzit me autizëm, për të rritur ndërgjegjësimin… Ne punojmë në parimin e barazisë, përfshirjes dhe sigurimit që të gjithë të kenë mundësi të barabarta për të marr pjesë në shoqëri. Pra, kjo është një ditë e mrekullueshme dhe kam kënaqësi të jem këtu.”, tha ajo.

Ndërsa, organizatori i mini-maratonës, Burim Krasniqi u shpreh se përveç institucioneve, këtë vit pjesëmarrës ka edhe nga kori diplomatik.

Sipas tij, të gjitha të paratë e mbledhura nga shitja e numrave për pjesëmarrje në mini-maratonë do t’u dhurohen fëmijëve me autizëm.

Ai tha se nuk kanë pasur mbështetje nga qeveria.

“Pjesëmarrës ka pak më tepër se vitin e kaluar një numër. Po tash po presim akoma edhe pak mu bashkangjit. Kështu që, është diçka shumë e mirë që këtë vit po bëjmë diçka më të mirë… Jo nuk ka pasë mbështetje, ish dasht me pasë, ish dasht me qenë prezentë ata këtu…Ish dasht me qenë ma shumë, me përkrahë këtë aktivitet, sepse ky është aktivitet sensibilizues. Po humanitar është. Një numër ka kushtuar 3 euro. Të gjithë numrat që janë shitur i dhurohen fëmijëve me autizëm.”, tha ai.

Pjesëmarrësi Fetah Zejnullahu tha se qëllimi i garës nuk është se kush fiton, por që të dërgohet mesazhi në shoqëri, që të gjithë jemi të barabartë.

“Në rend të parë kjo është iniciativë, qëllimin e dime tanë, të ndihmojmë shoqërinë që janë me autizëm. E dyta, po është kulturë sportive, d.m.th normalisht që duhet me kanë pjesëmarrja edhe më e madhe edhe duhet mu vetëdijësu njerëzit që sporti na bashkon, posaçërisht, në vikend kur edhe nuk jemi në punë… Nuk është se këtu një lloj gare se kush do të del i pari apo i dyti, qëllimi është mesazhin të çojmë te shoqëria që jemi një, pa marrë parasysh, si shoqëria me autizëm, si të tjerët, të gjithë jemi njerëz mbi të gjitha edhe të gjithë jemi të barabartë”, tha ai, duke shtuar se në aktivitete të tilla merr pjesë thuajse gjithë, raporton kp.

Pjesëmarrësi tjetër, Driton Maliqaj nga klubi atletik “Theranda” tha se do të duhej që në këtë mini-maratonë të merrnin pjesë më shumë qytetarë.

Ai apeloi që personat me autizëm të përkrahen sa më shumë.

“E shoh të arsyeshme që me marrë pjesë sa ma tepër qytetarë, prej të gjitha moshave. Kjo është hera e pare e jona që marrim pjesë në mini-maratonën për autizëm. Na sot marrim pjesë si klub i Atletikës 1992 nga Suhareka, numri jonë që marrim pjesë është diku 17 persona. Mirëpo, kisha apelu edhe tek të gjithë qytetarët t’i përkrahim sa më tepër këta persona, për shkak se edhe këta janë pjesë e shoqërisë tonë dhe numri sa ma i madh i atletëve që do të marrshin pjesë këtu, është drejtpërdrejt ndihmë për ta.”, tha Maliqaj.

Ai shtoi se mbështetja për personat me autizëm duhet të jetë prej të gjitha shtresave të shoqërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori