LAJMI I FUNDIT:

Mbahet finalja e garës së intelegjencës “Eureka 6”

Mbahet finalja e garës së intelegjencës “Eureka 6”

Prej 2,000 pjesëmarrësve në garë, 255 nxënës finalistë të klasave të 9-ta nga 27 komuna të Kosovës kanë matur inteligjencën e tyre në garën “Eureka 6”, të mbajtur në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Gara e inteligjencës “Eureka” ka mbaruar edhe etapën e fundit, nga e cila do të dallohen si më inteligjentë 40 nxënës, të cilët do të shpërblehen.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të kësaj gare do të mbahet të dielën (më 24.03.2019), në orën 11:00, në Hotel Emerald, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues të trupit diplomatik, kryetarë komunash, drejtorë komunal të arsimit nga gjithë vendi, drejtorë të shkollave të 255 nxënësve finalistë nga gjithë Kosova, prindër të nxënësve etj.

Drejtori i Gjimnazit “Hasan Nahi” ka theksuar se gara e inteligjencës ka synim që t’i zbulojë talentët dhe t’i motivojë ata për të ardhmen, duke i frymëzuar se kanë një vlerë shumë të madhe në shoqëri. Tre vendet e para do të shpërblehen me llaptop, smartphone dhe tablet.

Gara është organizuar nga Gjimnazi “Hasan Nahi” i cili funksionon në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, me mbështetjen e miratimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me DKA-të dhe shkollat fillore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori