LAJMI I FUNDIT:

Mazda3 do të ketë nivel më të lartë të sigurisë

Mazda3 do të ketë nivel më të lartë të sigurisë

Për rritjen e nivelit të sigurisë duhet të paguhet më shumë

Lansimi i gjeneratës së katër të Mazda3, nuk i ka mjaftuar prodhuesit që të punojë edhe për versionin e ri të këtij modeli, që lansohet gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.


Kur të arrijë modeli ri, do të ketë nivel më të lartë të sigurisë, për një shumë më të lartë të pagesës.

Sistemi i-Activsense do të jetë standard në të gjitha makinat, duke ofruar asistim për shoferin, kontroll më të madh gjatë vozitjes, monitorim të këndit të padukshëm, paralajmërim gjatë parakalimit, asistim në kolonë dhe frenim emergjent.

Derisa çmimi bazë për Mazda3 është 20,300 euro, për siguri shtesë duhet të paguhen edhe 450 euro, deri në 900 euro, varësisht nga kërkesat e klientit.

Rritjen e nivelit të sigurisë në makinat e reja, Mazda e ka bërë që të jetë konkurrent me Toyota Corolla dhe Honda Civic, si makinë shumë më e mirë. /Telegrafi/