LAJMI I FUNDIT:

Mayweather do t’i zhvillojë tri meçe luksoze këtë vit, në mesin e tyre edhe ndaj 50 Cent

Mayweather do t’i zhvillojë tri meçe luksoze këtë vit, në mesin e tyre edhe ndaj 50 Cent
(Foto: Instagram/floydmayweather)

Floyd Mayweather është zotuar që të zhvillojë tri meçe në kuadër të vitit 2021 që do të jetë duele luksoze përballë emrave të famshëm.

Kampioni i pesëfishtë botëror ka folur për mundësinë e përballje me dy vëllezërit, Logan Paul dhe Jake Paul, si edhe me reperin 50 Cent në muajt e ardhshëm.


Pas pensionimit, i pamposhturi është kthyer për të zhvilluar disa meçe shumë fitimprurëse, në mesin e tyre përballë yllit të UFC-së, Conor McGregor dhe kikbokserit Tenshin Nasukawa.

Dhe tashmë do të përballet me disa personalitete të popullarizuara, tre prej tyre vetëm në vitin 2021.

Logan Paul po i dërrmon partnerët e sparringut gjatë përgatitjeve për duelin ndaj Mayweather
Lexo po ashtu Logan Paul po i dërrmon partnerët e sparringut gjatë përgatitjeve për duelin ndaj Mayweather

“Këtë vit do të fokusohem në disa duele miqësore. Do ta zhvilloj një të tillë në Tokio të Japonisë, sërish. Natyrisht, ajo me Logan Paul; dhe nëse Jake Paul arrin ta tejkalojë kundërshtarin e tij, Ben Askren, do të ndeshem edhe me të”.

“Po ashtu, kam dëgjuar se 50 Cent do të ndeshje me mua, por ka thënë se jam shumë i vogël. Nëse dëshiron të përgatitet deri në fund të vitit, atëherë mund të përballemi. Nuk ka rëndësi klasifikimi i peshës me këdo nga këta djem”, është shprehur Mayweather për Sky Sports. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/floydmayweather)

(Foto: Instagram/floydmayweather)

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori