eksperti ad

Real Madridi e ka zhbllokuar shumë shpejt rezultatin në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit.

Pas një aksioni të shpejtë të Los Blancos dhe kombinimeve mes Cristiano Ronaldos dhe Iscos, topi shkoi te Borja Mayoral, i cili e gjeti rrjetën (8').


Kaluan vetëm edhe katër minuta dhe rezultati u dyfishua. Këtë herë golashënuesi ishte CR7.

Portugezi pranoi një top nga Mateo Kovacic jashtë zone dhe goditi bukur drejt rrjetës (12').

Mbretërit e zhvillojnë këtë ndeshje për prestigj, mirëpo duan të japin spektakël për tifozët në Santiago Bernabeu.

Nga ana tjetër, BVB ka nevojë për pikë për t'u kualifikuar në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6b80ap

https://www.dailymotion.com/video/x6b80fz

telegrafi sport app