LAJMI I FUNDIT:

Maximo Carrizo shkruan historinë në MLS

Maximo Carrizo shkruan historinë në MLS

Në ditën e ditëlindjes së tij të 14-të, Maximo Carrizo është bërë transferimi më i ri në historinë e Major League Soccer (MLS) pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me New York City.

Mesfushori, i cili ka lindur në vitin 2008, iu bashkua sistemit të akademisë së New York City në vitin 2018 në moshën 10 vjeçare, pasi fillimisht bëri përshtypje me ekipin vendas FC Westchester.


Ai vazhdoi të kishte një ndikim në nivelin e të rinjve dhe në fillim të këtij viti, Carrizo u ftua të merrte pjesë në para-sezonin e ekipit të parë të NYCFC në 2022 përpara se të fitonte një kontratë historike.

Si rezultat i nënshkrimit të një marrëveshjeje me palën MLS, Carrizo është bërë sportisti profesionist më i ri për sportet ekipore në Shtetet e Bashkuara.

“Është një nder për mua dhe familjen time që të shkruajmë historinë e MLS-së duke u bërë lojtari më i ri i ligës që nënshkruan një kontratë me ekipin e parë”, deklaroi Carrizo për faqen zyrtare të klubit.

“Ky është një klub i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Unë do të doja të falënderoja të gjithë në NYCFC që besuan në mua dhe më ndihmuan të bëj hapin tjetër në karrierën time”.

“E di që jam i ri dhe kam shumë për të përmirësuar, por jam gati për sfidën dhe do të punoj shumë çdo ditë për t’u treguar të gjithëve se për çfarë jam i aftë”, ka shtuar më tej 14-vjeçari.

David Lee, drejtori sportiv i klubit, ka thënë se nënshkrimi i Carrizo është një dëshmi tjetër se New York City është një nga mjediset më të mira për zhvillimin e talenteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori