LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës për herë të parë në asamblenë e SEPCA-së

Policia e Kosovës për herë të parë në asamblenë e SEPCA-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni po merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të SEPCA-së, e cila po mbahet në kryeqytetin Sofia të Bullgarisë, duke filluar nga 11 deri më 13 maj.

Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë asamble ka një rëndësi të veçantë në hapjen e rrugëve të PK-së, drejt fuqizimit të bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe shkëmbimit të informacioneve lidhur me sfidat në fushën e sigurisë, migrimit ilegal, terrorizmit dhe krimit të organizuar.


Maxhuni gjatë qëndrimit në këtë asamble pati rastin të takojë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Bullgarisë, Hristo Terziyski, i cili është edhe kryesues i SEPCA-s, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. /Telegrafi/