LAJMI I FUNDIT:

Matthew Miller është zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit

Matthew Miller është zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit

Matthew Miller është zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ish-drejtues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Mathew Miller u caktua në këtë detyrë nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken.


”Përvoja e madhe e Matt në qeveri dhe në çështjet e politikës së jashtme do të na shërbejë shumë, ndërkohë që ne vazhdojmë të komunikojmë mbi sfidat komplekse globale. I jam mirënjohës që ka pranuar të marrë këtë rol”, deklaroi Blinken.

Miller do të zëvendësojë Ned Price.

Zëdhënësi i ri i DASh-it, Mathew Miller, është një pikë referimi në qarqet politike demokrate dhe ka qenë zëdhënës edhe i ish-prokurorit të përgjithshëm, Eric Holder gjatë administratës Obama.

Pas zgjedhjes së Joe Biden, Miller punoi në ekipin e tranzicionit duke kontribuar në procesin e konfirmimit të Blinken në krye të diplomacisë amerikane.

Më pas, ai mori një rol të përkohshëm në bordin e sigurisë kombëtare, vitin e kaluar, për të koordinuar qëndrimin amerikan, pas pushtimit rus të Ukrainës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori