LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Nxënësit, ambasadorë të mjedisit

Matoshi: Nxënësit, ambasadorë të mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në një takim nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fituese të “Eco Gara”, në kuadër të programit për ngritje të vetëdijes, në institucione edukative, dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor për një mjedis të pastër, projekt ky që po realizohet nga “GAC”, më mbështetjen financiare të GIZ-it.

Sipas njoftimit për media, ministri Matoshi, ka thënë se nëxënësit meritojnë të jetojnë dhe shkollohen në ambiente më të mira dhe të pastra.


“Të dashur nxënës, ju meritoni që të jetoni në një ambient shumë më të mirë, shumë më të pastër. Fatkeqësisht ne të rriturit nuk kemi qenë aq sa duhet të përgjegjshëm për gjatë periudhës së kaluar, edhe për shkak të sfidave tjera që kemi pasur si shoqëri por edhe për shkak se shumë shkolla kanë qenë të dëmtuara për gjatë kohës së luftës dhe ka qenë obligim i shtetit që në radhë të parë t ë krijojmë shkolla të mira për ju andaj pa dashjen tonë ambienti ka mbetur pak anash”, theksoi Matoshi.

Ministri Matoshi po ashtu kërkoi nga drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave, t’i mbështesin klubet e gjelbra që janë krijuar në shkollat që ata drejtojnë.

“E di që në 30 shkolla të Kosovës janë themeluar klubet e gjelbra. Ju lus të nderuar drejtor dhe përfaqësues të shkollave që t’i mbështesni këto klube të gjelbra dhe po ashtu edhe nga nxënësit kërkoj që të bëjnë presion më të madh tek drejtorët dhe mësuesit për mbështetjen e tyre. Unë ju garantoj që MMPH-ja do ju mbështes në iniciativa me mundësitë tona buxhetore”, ka thënë ai.

E pranishme në këtë takim ishte edhe përfaqësuesja e GIZ-it gjerman, Evelina Rathie, e cila ka thënë se nxënësit janë e ardhmja që duhet mbështetur.

“Ju inkurajojmë që të t’i shtyni sa më shumë nxënësit që të punojnë rreth çështjes së ambientit sepse ne besojmë fuqishëm se nxënësit janë e ardhmja e Kosovës drejt kësaj teme”, ka thënë Rathie.

Në njoftim thuhet se drejtoresha e GAC-it, Merlina Beu- Muçaj, ka thënë se projekti “ Eco gara”, fillimisht ka nisur në dhjetë shkollat e Kosovës e që më pas është zgjeruar në nivel nacional.

“Në garë kanë marrë pjesë rreth 300 institucione ndër të cilat vetëm 30 janë përzgjedhur si shkolla që do të jenë fituese në kuadër të garës për oborr më të pastër”, deklaroi Beu- Muçaj.

Sipas komunikatës, pas këtij takimi, ministri Matoshi shpërndahu mirënjohje për 30 shkolla fituese në garën për oborr të pastër si dhe mirënjohje për tri shkolla ku nxënësit e klubeve të gjelbra kanë fituar në garën “Arti i Ripërdorimit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori