LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Ata që dështuan në politikë po i bashkohen iniciativës së Ilir Dedës

Matoshi: Ata që dështuan në politikë po i bashkohen iniciativës së Ilir Dedës

Krijimi i një subjekti të ri politik në vend ka ngjallur debate nga më të ndryshmet.

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka qenë ai i cili ka treguar për krijimin e këtij subjekti të ri politik , në të cilin do të përfshihen emra të skenës politike si dhe jashtë saj.


E këtë nismë të Ilir Dedës, analisti Halil Matoshi e ka cilësuar si jo shpresëdhënëse për shtetin dhe shoqërinë.

“Ideja e z.Deda me emrat që media i lakoi, mendoj se po e devalvon vetë thelbin e një lëvizjeje, ose partie të re e krejt të ndryshme nga tradita politike kosovare, e cila do të ishte shpresëdhënëse për këtë shoqëri dhe këtë shtet”, ka thënë Matoshi për Telegrafin.

Ai më pas ka shtuar se kjo iniciativë e tij duket se mbledh rreth veters emra që kanë dështuar në politikë.

“Iniciativa e Ilir Dedës duket se mbledh rreth vetës emra që kanë dështuar t’i imponojnë konceptet  tyre politike në organizata politike apo institucione, pra të tillë që rëndom fajësojnë të tjerët për dështimet”, theksoi Matoshi./Telegrafi/