LAJMI I FUNDIT:

Matadori i famshëm humbi kontrollin, u goditet keq nga demi

Matadori i famshëm humbi kontrollin, u goditet keq nga demi

Ka mjaftuar vetëm një moment shpërqendrimi dhe matadori i famshëm Paco Urena, u godit keq nga demi në një arenë në Bilbao të Spanjës.

Goditja e fuqishme i erdhi pasi ai humbi kontrollin, megjithëse kishte bërë disa xhiro dhe e kishte goditur disa herë kafshën me shtiza, transmeton Telegrafi.


Të pranishmit që e kishin brohoritur disa herë, mbetën të befasuar, kur ai u qëllua me brirë nga preja e tij, mirëpo vazhdoi të luftonte edhe më tutje. Pa kaluar kohë e gjatë, arriti ta mposhte demin dhe më pas parakaloi me veshët që ia këputi.

Lufta që zhvilloi me demin, ishte pjesë e festimeve treditore, që zhvillohen për çdo vit në fund të vitit, në atë zonë spanjolle dhe shoqërohen me shëtitje dhe shfaqje fishekzjarrësh. /Telegrafi/