LAJMI I FUNDIT:

MasterCard gjobitet nga BE në vlerë prej 570 milionë eurosh

MasterCard gjobitet nga BE në vlerë prej 570 milionë eurosh

Komisioni Evropian ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 570 milionë euro MasterCard, kompaninë e cila merret me shërbime financiare MasterCard.

Në njoftimi thuhet se ka përfunduar hetimi i cili u nis në vitin 2013 lidhur me kufizimin e pagesës ndërkombëtare të vendosura nga MasterCard tek tregtarët.


Hetimi zbuloi se MasterCard shkeli të ashtuquajturat rregulla anti-monopole të Bashkimit Evropian (BE), për çka Komisioni Evropian shqiptoi një gjobë në shumë prej 570 milionë euro.

“MasterCard, duke shkelur rregullat, bllokoi qasjen e tregtarëve në bankat që ofrojnë kushte më të mira në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në mënyrë artificiale rriti shpenzimet e pagesës me kartelë. Kjo ka shkaktuar dëme të blerësve dhe tregtarëve në BE “, tha Margatheta Vestager, anëtare e Komisionit Evropian përgjegjëse për çështjet konkurruese, përcjell Telegrafi.

MasterCard: Nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese
Lexo po ashtu MasterCard: Nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese

Ditë më parë tha se nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese.

“Për të ndihmuar mbajtësit e kartelave me këtë vendim, kompanitë duhet t’u mbajnë të përditësuar rreth çmimeve dhe udhëzimeve sesi të anuloni një plan tarifor me pagesë apo periudhë provuese”, kishte thënë MasterCard. /Telegrafi/