LAJMI I FUNDIT:

Massimo Oddo me fjalë të mëdha për Memushajn dhe Manaj

Massimo Oddo me fjalë të mëdha për Memushajn dhe Manaj

Massimo Oddo i vë çmim kartonit të Ledian Memushajt.

Trajneri i Pescarës siguron se futbollisti shqiptar do të mund të largohet nga skuadra e sapongjitur në Serinë A vetëm nëse klubet e interesuara për të ofrojnë 5 deri 6 milionë euro.


40-vjeçari, i cili vendosi të rinovonte kontratën me klubin abrucez për dy sezonet e ardhdhme, e konsideron mesfushorin kuqezi si pjesë shumë të rëndësishme të projektit të tij.

Kështu i kanë pseudonimet lojtarët e Kombëtares nga Memushaj
Lexo po ashtu Kështu i kanë pseudonimet lojtarët e Kombëtares nga Memushaj

“Për ne Ledian Memushaj është lojtar thelbësor. Do ta mbajmë fort, por nëse për të vjen ndonjë ofertë e çmendur 5-6 milionë euro, do ta lëmë të largohet me shumë kënaqësi.”

Një deklaratë ironike e ish-futbollistit të Milanit për skuadrat që po tentojnë të rrëmbjejnë Memushajn, i cili spikati në radhët e kuqezinjve në Euro 2016.

Motra e Rey Manaj, një bukuroshe e vërtetë (Foto)
Lexo po ashtu Motra e Rey Manaj, një bukuroshe e vërtetë (Foto)

I pyetur për nevojat që ka ekipi i tij për t’u përforcuar Oddo shtoi se pret një qendërsulmues dhe një mbrojtës, por edhe nëse nuk do të ketë të tjera përforcime në repartin e avancuar, mund t’i besojë Rey Manajt, i huazuar nga Interi te Pescara vetëm pak ditë më parë.

“Jam shumë i kënaqur me merkaton, gjithçka është vendosur në sintoni të plotë me drejtuesit. Kemi bërë atë që kemi mundur, por sigurisht nevojitet më shumë. Nuk duhet të nxitojmë, sepse kemi në dispozicion një sulmues si Manaj, që ka potencial për t’u bërë një futbollist i madh.”

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori