LAJMI I FUNDIT:

MASHT shpall konkurs për subvencionimin e maturantëve për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative

MASHT shpall konkurs për subvencionimin e maturantëve për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, ka shpallur konkurs për subvencionimin e maturantëve për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë Informative.

Siç thuhet në njoftimin e bërë për media, kuponët për kurset në fushën e TI do t’iu ndahen 2000 maturantëve, të cilët jenë shtetas të Republikës së Kosovës, janë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022. Ndërsa kriteri për të fituar kuponë për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë informative është nota mesatare e suksesit nga dëftesa e klasës XI.


“Vlera e kuponit është 600 euro, ku shuma prej 200 euro ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti, ushqimi). 300 euro ndahen për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për regjistrimin e kursit), ndërsa 100 euro ekzekutohen pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe marrjes së certifikatës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se kuotat për përfituesit e kuponëve do të ndahen proporcionalisht sipas numrit të nxënësve për shkollat e mesme të larta profesionale dhe gjimnaze. Në komunat – shkollat ku ka maturantë të komuniteteve jo-shumicë, të njëjtit mund të përfitojnë deri në 10% të kuponëve në nivel shkolle.

“Në komunat – shkollat ku ka nxënës me nevoja të veçanta, të njëjtit mund të përfitojnë masa të kuponëve deri në 10%”, thuhet në komunikatë.

MASHT bën të ditur se konkursi do të jetë i hapur 14 ditë, nga data: 16/11/2021 deri më 30/11/2021, në ora 23:59. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori