LAJMI I FUNDIT:

MASH: Nuk kemi iniciuar rritje të participimit për studime, shuma mbetet e njëjtë, studentët të jenë të qetë

MASH: Nuk kemi iniciuar rritje të participimit për studime, shuma mbetet e njëjtë, studentët të jenë të qetë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV reagon ndaj mbishkrimeve ku thuhet se me iniciativën e Ministrisë dhe Qeverisë, participim për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror do të dyfishohet për të tre ciklet e studimeve.

Ky është, siç thonë ata, informacion i rremë.


“Apelojmë që studentët të jenë të qetë sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin.

Në komunikim me Universitetin “Shën Kiril dhe Metodit” në Shkup, kemi marrë informacion se Rektorati ka kërkuar mendimin e fakulteteve dhe njësive se a janë të arsyeshme shumat që po paguhen aktualisht apo ndoshta duhet të bëjnë korrigjime të caktuara. Por është një proces i nisur nga brenda”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç saktësohet në njoftim, respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe vendimmarrjes, andaj i sigurojmë studentët se nuk do të merret asnjë vendim që ndikon në procesin e tyre arsimor pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademik. Shumat e participimit mbeten të njëjta si më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori