LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Reformat janë të domosdoshme dhe duhej të ishin bërë një dekadë më parë

MASH Maqedoni: Reformat janë të domosdoshme dhe duhej të ishin bërë një dekadë më parë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se reformat në arsimin fillor duhej të ishin bërë një dekadë më parë dhe se me sjelljen e konceptit të ri nuk përshpejtohet, por përkundrazi tani më jemi vonë.

“Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transperente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të fëmijëve”, theksojnë nga Ministria


Me propozimin e konceptit për çdo fëmijë në vend do të jenë në dispozicion modelet bashkëkohore të të mësuarit, të cilat për momentin mund të lejohen vetëm për një pjesë të qytetarëve, ndërsa mësimdhënësit do të fitojnë liri në organizimin e mësimit.

“Prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit së bashku me grupin punues profesorë dhe ekspertë krijuan kornizë themelore për modelin e ri arsimor, me të cilin do t’i shmangim mangësitë themelore në sistemin tonë arsimor, siç janë politizimi i shkollave, përmbajtjet e teksteve shkollore të cilët nuk janë të përshtatshme për kohën në të cilën jetojmë dhe për nevojat e fëmijëve, si dhe motivimi i dobët i mësimdhënësve”, theksojnë nga MASH-i.

Edhe një herë ua rikujtojmë se reformën nuk e bëjmë sot për nesër, por se kjo është rezultat i konsultimeve të gjera, analizave shumë vjeçare ndërkombëtare dhe vendore si dhe qëndrimeve të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon debatet dhe konsultimet për draft- konceptin. Në debat për konceptin e ri që nga fillimi janë përfshirë udhëheqësia e SASHK-ut, përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut, ekspertë, profesorë, palë tjera të interesuara, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare siç janë UNICEF, Banka Botërore, USAID, Ambasada e Britanisë dhe Zvicrës, delegacion i BE-së. Të gjithë shprehën mbështetje për shkak se reformat duhet të rezultojnë me arsim cilësor”, thonë nga MASH.

Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH –it për periudhën 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për arsimin fillor sjellë para një viti dhe është pjesë e programit qeveritar.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori