LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Ndahen 3.000 bursa për studentë

MASH Maqedoni: Ndahen 3.000 bursa për studentë

Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk është publikuar Konkursi për ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2022-2023. Për këtë vit akademik janë paraparë të ndahen 3.000 bursa derisa do të ketë tre kategori të reja, të cilat janë rezultat i informatave për mungesën e kuadrit në fusha të caktuara.

Për herë të parë do të ndahen 30 bursa për student të regjistruar në programet studimore në fushën e shkencave të bujqësisë veterinarisë dhe pylltarisë . Risi këtë vit është edhe ndarja e 15 bursave për studime deridiplomike për përkthim -interpretim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim – interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë joamtare). Gjithashtu, 15 bursa janë paraparë për herë të parë për studentët e regjistruar në studime deridiplomike në historinë e artit , arkeologji, art figurativ dhe etnologji si dhe antropologji.

Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike, shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës.

Për studentët e regjistruar në programet e studimore të gjuhës maqedonase, letërsinë maqedonase dhe letërsinë sllave të jugut janë paraparë 15 bursa.

Janë paraparë 500 bursa për studen të regjistruar në programet studimore në fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencat e mjekësisë dhe të cilët kanë arritur notë mesatare më së paku 8.00 nga viti i parë deri në vitin vijues studimor.

30 bursa do të ndahen për studentët e regjistruar në programet studimore – Kimi, 20 bursa për studentët e regjistruar në programin studimor- Fizikë dhe 20 bursa për programin studimor – Matematikë.

Janë paraparë gjithashtu edhe 30 bursa për student të regjistruar në vitin e parë në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

Në Konkurs janë shenua të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim me qëllim të realizimit të të drejtës së shfrytëzimit të bursave nga të gjitha kategoritë. Këtë vit aplikacioni është vetëm në formë elektronike përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe aplikacionet në letër përmes arkivit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk do të pranohen. Afati i aplikimit fillon sot dhe zgjat deri më 5.12.2022.

Të gjitha kategoritë e bursave ndahen për nëntë muaj gjatë vitit studimor dhe në vlerë prej 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për programet studimore – Kimi, Fizikë dhe Matematikë, si dhe bursat e reja për shkencat e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë, të cilat arrijnë në 18.000 denarë në muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori