LAJMI I FUNDIT:

Mascherano u pensionua nga futbolli – por rishikojeni momentin qesharak nga Suarez në golin e parë të argjentinasit për Barcelonën

Mascherano u pensionua nga futbolli – por rishikojeni momentin qesharak nga Suarez në golin e parë të argjentinasit për Barcelonën

Javier Macherano u pensionua nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Reklama

Mesfushori i konvertuar në mbrojtës qendror te Barcelona, i dha fund karrierës së tij të magjishme, duke marrë me vete edhe dhjetëra trofe.

Mascherano bëri 147 paraqitje për Argjentinën në mes të viteve 2003-2018, duke parakaluar edhe lojtarë si Javier Zanetti (143) dhe Lionel Messi (141).

Karriera e tij kishte filluar me River Platen, para se të kalonte te Corinthias në vitin 2005. Më pas ai kaloi në vitin 2006 te West Ham United, aty ku shkoi së bashku me bashkëkombësin e tij Carlos Tevez, për të kaluar në vitin 2007 te Liverpooli.

p1en74i6q1j4qe6k12ihm5gi2h9.jpg

Tri vite më vonë ai iu bashkua Barcelonës, aty ku arriti të fitonte shumë trofe.

Në Camp Nou, Mascherano kaloi plotë tetë vite, duke fituar pesë La Liga, dy Liga e Kampionëve, në 334 paraqitje për katalunasit, gjersa shënoi vetëm një gol.

p1en74k1ajdf217h2scjdod1p1fb.jpg

Ishte prilli i vitit 2017 dhe Barcelona po triumfonte  6-1 kundër Osasunas, ndërsa kishin fituar një penallti.

Pensionohet Javier Mascherano
Lexo po ashtu Pensionohet Javier Mascherano

Ivan Rakitic mori topin në dorë dhe shkoi i dhuroi argjentinasit atë për ta ekzekutuar. Nga banka rezervë, Luis Suarez dhe pjesë tjetër e lojtarëve po e prisnin me padurim gjuajtjen e tij.

Goditja e tij ishte e saktë dhe sulmuesi uruguaian në atë kohë e festoi golin e vetëm të Mascheranos në fanellën e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet zyrtarisht data dhe ora për El Calsicon e parë të këtij sezoni

Caktohet zyrtarisht data dhe ora për El Calsicon e parë të këtij sezoni

La Liga
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Rezultate zhgënjyese, a po e shkarkon Man United, Ten Hagun?

Rezultate zhgënjyese, a po e shkarkon Man United, Ten Hagun?

Premier League
Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Premier League
Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

Bundesliga
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Kalo në kategori