LAJMI I FUNDIT:

MASAT KUNDËR PUSHTETIT

MASAT KUNDËR PUSHTETIT

Nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Salajdin Salihu

Pasi mendimtari, zoti Kojner, u shpreh hapur kundër Pushtetit brenda një salle të stërmbushur, vuri re se njerëzit para tij nisën të sikletoheshin dhe t’i bishtnonin. Kur ktheu kokën e pa Pushtetin pas shpinës së vet.


– “Çfarë flet?” – pyeti Pushteti.

– “Fola në favor të Pushtetit!” – u përgjigj zoti Kojner.

Sapo zoti Kojner e braktisi sallën, nxënësit e tij i folën për shtyllën e tij kurrizore.

Zoti Kojneri u përgjigj: – “S’dua të ma thyejnë shtyllën kurrizore. Patjetër duhet të jetoj më shumë sesa Pushteti”.

Dhe zoti Kojneri ua rrëfeu një tregim: Një ditë, në kohën e anarkisë, një agjent hyri në banesën e zoti Egersit, njeriut që ishte mësuar të thoshte “jo”. Agjenti ia tregoi një vendim të firmosur nga drejtuesit e qytetit, ku ishte shënuar se në çdo banesë ku hyn është e tij, edhe ushqimi që kërkon, por edhe çdo njeri që sheh brenda duhet t’i shërbejë.

Agjenti u ul në karrige, kërkoi ushqim, pastaj u la, u shtri dhe, para se të flinte, me kokën e kthyer nga muri, e pyeti: “A do të jesh shërbëtori im?”

Zoti Egers e mbuloi me batanije, e mbronte prej mizave, kujdesej mos ta zgjonte dhe kështu i shërbeu për shtatë vjet. Ndonëse bënte gjithçka për të, zoti Egers u kujdes vetëm për një gjë: të mos fliste asnjë fjalë. Kur kaluan shtatë vjet, si pasojë e ushqimit, gjumit dhe dhënies së urdhrave, agjenti vdiq. Zoti Egers më pas e mbështolli me një batanije të vjetër, e tërhoqi zvarrë nga shtëpia, e lau krevatin, ngjyrosi muret, e pasi psherëtiu tha: “Jo”. /Revista “Akademia”/