LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja antiCOVID, vendimi për hetim rreth importimit të bllokave nga Serbia dhe deklarata e Haxhiut për KGJK-në dhe KPK-në – top lajmet e javës

Masat e reja antiCOVID, vendimi për hetim rreth importimit të bllokave nga Serbia dhe deklarata e Haxhiut për KGJK-në dhe KPK-në – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja antiCOVID-19 pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Këto masa kufizuese do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht.

Po javën që po lëmë pas ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka hapur rrugë që të bëhet hetim zyrtarë në lidhje me importimin e bllokave nga Serbia në Kosovë.

Po ashtu, të mërkurën një deklaratë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se nuk mund t’i mbështesë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial nëse i mbyllin sytë para skandaleve, ka nxitur reagimin e KGJK-së dhe KPK-së.

Masat e reja antiCOVID

Aktualisht në vend numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,493, ndërsa javën që po lëmë Qeveria e Kosovës njoftoi për masat e reja kufizuese.

Me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19. Masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.

Nuk është përjashtuar mundësia që gjatë kësaj kohe të ketë edhe masa të tjera, transmeton Telegrafi.

“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.

Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët.

Pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, u tha në konferencën për media të Qeverisë.

Ministrja Hajdari merr vendim të hapet hetim zyrtar për importimin e bllokave nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari javën që po lëmë ka bërë të ditur se ka hapur rrugë që të bëhet hetim zyrtarë në lidhje me importimin e bllokave nga Serbia në Kosovë.

Kështu deklaroi ajo në konferencën për medie, ku tha se janë analizuar çmimet e shitjes së bllokave me pakicë dhe janë bërë hetimet preliminare ku Komisioni përkatës ka rekomanduar hapjen e hetimeve.

“Unë më datë 9 gusht si ministre kam marrë vendim për hapjen e hetimit zyrtar për bllokat nga Serbia”, theksoi ajo.

Këto hetime siç sqaroi ajo janë bërë gjatë vizitave të kompanive që bëjnë shitjen e bllokave të importuara nga Serbia.

“Duke analizuar ketë sektor para dhe pas shfuqizimit të masës mbrojtëse antidamping, të dhënat e dala nga hulumtimi preliminar i bërë nga Departamenti i Tregtisë në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe dhe takimit me Shoqatën e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, tregojnë për një tendence të dëmtimit të prodhimit vendor nga produktet e importuara nga Serbia, në drejtim të çmimeve dumping”, thuhet në vendimin e ministres.

Tutje, thuhet se, “Duke u bazuar në ligjin për Masat Antidamping dhe Masat Kundër balancuese përkatësisht nenit 28 Departamenti i Tregtisë në konsultim me Komisionin e Detyrimeve të Veçanta në Importe rekomandon marrjen e vendimit për hapjen e hetimit zyrtar për importin e bllokave standard me dimensione 19x19x25 nga Serbia me dyshimet se një importi tillë i bllokave të importuar nga Serbia në Kosovë po vazhdon të shitet me çmime më të ulëta se çmimi i tyre në tregun e brendshëm në Serbi dhe rrjedhimisht një import i tillë rrezikon prodhimin vendor për shkak të çmimeve joreale”, thuhet në vendim.

Haxhiu: KGJK dhe KPK po i mbyllin sytë para skandaleve, reagimi i këtyre dy institucioneve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kanë reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në një konferencë për media ka thënë se nuk mund t’i mbështesë këto dy institucione nëse i mbyllin sytë para skandaleve.

KGjK thekson se Këshilli Gjyqësor, si institucion i pavarur, është duke i përmbushur përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore.

“Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Ndaj deklaratës së ministres Haxhiu, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. KPK ka thënë se si organ kushtetues dhe i pavarur, është duke u atakuar padrejtësisht në vazhdimësi dhe në mënyrë të paarsyeshme nga Ministria e Drejtësisë, siç ndodhi edhe në konferencën e sotme të ministres Albulena Haxhiu.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka nevojë që të mbështetet nga askush, aq më pak nga pushteti ekzekutiv, sepse Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit i mbron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e jo vullnetet politike. Ndihma që pushteti ekzekutiv mund t’i japë sistemit prokurorial është propozimi i ligjeve adekuate në koordinim dhe bashkëpunim me Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit për të avancuar pozitën e këtyre institucioneve dhe për t’i plotësuar nevojat e tyre në realizimin e mandatit kushtetues dhe ligjor, ashtu siç është e përcaktuar edhe me ndarjen e pushteteve. Besimi i publikut në institucionet e drejtësisë nuk mund të fitohet duke i atakuar këto institucione çdo ditë me pretendime të caktuara dhe të dhëna të pasakta dhe të pabazuara, sepse kjo nuk i kontribuon bashkëpunimit të institucioneve”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Pas reagimit të këtyre dy institucioneve, ka shkruar sërish ministrja Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe duhet të jenë shqetësim për vet këshillat përkatës. Ajo thotë se barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është në shërbim të drejtësisë.

“Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë, është i rëndësishëm, në kuptim të krijimit të kushteve të punës me qëllim të zbatimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Asnjëherë nuk do t’i mbyllim sytë përballë padrejtësive e shkeljeve.

Skandalet në sistemin e drejtësisë janë alarm dhe kjo duhet të përbëj shqetësim edhe për vet këshillat përkatës dhe është në mandatin tim kushtetues të bëj thirrje për zbatimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Barikadimi nuk i ndihmon sistemit e as nuk është shërbim të drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori