LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti-COVID: Kolona kilometërshe në Morinë, shoferët protestojnë duke i rënë borisë

Masat e reja anti-COVID: Kolona kilometërshe në Morinë, shoferët protestojnë duke i rënë borisë

Masat e reja anti-COVID, kanë bërë që të krijohen kolona të gjata automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë.

Kjo pasi vendimi i ri i Qeverisë obligon të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, të prezantojnë testin negativ të COVID-19, apo të certifikatën e vaksinimit.


Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen kolona të gjata të veturave të cilat presin për të hyrë në Kosovë.

Po ashtu në video dëgjohen edhe boritë, si shenjë pakënaqësie ndaj pritjes në kufi.

Gjatë ditës së hënë dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala e Kosovës, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi.

Po ashtu nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:

Të paraqesin pasaportën e vaksinimit të plotë, e cila duhet të jetë jo më e vonshme se 2 javë nga data e hyrjes në kufi;

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejtë (rapid) brenda 48 orëve, ose;

Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars Cov2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori