Masakra e Reçakut në Shtime ishte ngjarja që ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.
Nesër, kur mbushën 19 vjet nga kjo ngjarje që tronditi botën, atje mbahen homazhe e akademi përkujtimore nën patronazhin e presidentit të republikës, Hashim Thaçi.
E ata që mbijetuan, tani duan drejtësi. Po mbushën 19 vjet nga masakra e Reçakut ku më 15 janar 1999 forcat paramilitare serbe masakruan burra gra pleq e fëmije. Të freskëta janë kujtimet e atyre që përjetuan nga afër këtë masakër.
Ymer Ymeri kujton ditën e masakrës ku para fytyrës ju vra djali.
“Jemi kanë tek ajo shtëpia aty janë ardhur serbet. Aty na kanë zanë dhe na kanë çu drejt përpjetë, kishe po shkojmë në mal. Drejtë e përpjetë kur jemi dal aty tjerë policë ishin kanë aty këta u kthyen në shpat aty tha ku shkoni irredentistë atë nënë kështu ashtu në gjuhën e vetë shajshin dhe ka kris menjëherë automati, 24 janë ra me një vend për toke. Atëherë jam rrotullue në një krah jam ra, djali para meje ke”, tregon Ymeri.
Ditën e 15 janarit e kujton edhe Sabit Shaqiri i cili humbi vëllanë dhe shumë të afërt të tjerë.
“Ditë e enjte o konë në mbrëmje o kanë natë e madhe të premten në sabah krismat janë dëgjue në 7 e 15 u nisë loja. Në orën 2 e 15 është ardhë kolona prej së larti ata e kishin krye masakrën e tmerrit dikush pa krye dikush pa këmbë dikush pa sy pa gjymtyrë të trupit. Tmerr ma i zi nuk ka pas qysh”, tregon Shaqiri.
Ymeri e Sabiti tani kërkojnë që drejtësia të dënojë autorët e kësaj masakre Ymer Ymeri i mbijetuar i masakrës së Reçakut.
“Mi denue shteti se kjo ky ka qenë krim i madh, 24 në një vend mi pre ka pas fëmijë pleq”, tha Ymeri
“Kërkoj me dal para drejtësisë se na jemi kanë njerëz të pa fajshëm”, ka thënë Shaqiri.
Për të rikujtuar 15 janarin, nën patronatin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, të hënën në orën 9:00, do të mbahen homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak kurse në orën 11 shtëpinë e Kulturës në Shtime do të mbahet Akademia Përkujtimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare