LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Peshkëpisë, Braçe: Autorët dihen, drejtësia e re të hetojë ngjarjen deri në detaje

Masakra e Peshkëpisë, Braçe: Autorët dihen, drejtësia e re të hetojë ngjarjen deri në detaje

Deputeti i Partisë Socialsite Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, ka kujtuar ngjarjen e rëndë të masakrës së Peshkëpisë.

Masakra e Peshkëpisë është një sulm nga një grupi terrorist greke në pikën kufitare të Peshkëpisë në Republikën e Shqipërisë .


Braçe theksoi se kjo ngjarje kurrë nuk është hetuar siç duhet dhe se institucionet e kohës nuk kanë bërë mjaftueshëm, për të zbardhur vrasjet e dy ushtarakëve shqiptarë. Braçe tha se autorët e ngjarjes dihet dhe se drejtësia e re duhet të zbardhë gjithçka.

“30 vjet më parë, si sot, një organizatë e shpallur terroriste nga Greqia, mori përsipër sulmin e armatosur në postën e Peshkëpisë. Gjatë sulmit mbeten të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u lënduan edhe disa të tjerë. Organizata terroriste MAVI mori përsipër sulmin. Kjo çështje nuk është hetuar në detaje. Ngjarja ka persona të njohur të përfshirë gjerësisht, që mbështeten dhe nga politika. Një vit më pas ka pasur tjetër sulm në një tjetër postë. Ngjarja nuk u pasua me viktima. Greqia në atë kohë vuri para përgjegjësisë disa persona, shtetas shqiptarë dhe grekë, por u vunë në akuzë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet shqiptare nuk kanë këmbyer asnjë letër-porosi me shtetin grek në atë kohë. Personat janë të njohur dhe unë e kam foton e tyre, kjo është. Institucionet shqiptare nuk kanë dërguar asnjë letër-porosi për të vijuar hetimet. Kjo ngjarje nuk u mor seriozisht. Drejtësia e re të merret seriozisht me këtë ngjarje. Duhet të ndërtojmë raporte fqinjësie me shtetin grek, duke vendosur drejtësi. Nuk mundet që njerëz që janë terroristë në Greqi, të vijnë në Shqipëri dhe jo vetëm që janë brenda ligjit, por edhe dominojnë skenën politike”, deklaroi Braçe.

Masakra nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur. Nga sulmi i terroristëve grekë mbetën të vrarë dy ushtarake shqiptarë.

Fredi Beleri është një nga të akuzuarit si bashkëpunëtor i grupit terrorist grek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori