LAJMI I FUNDIT:

Marvel po xhiron filmin e ri për Spider-Manin

Marvel po xhiron filmin e ri për Spider-Manin

Marvel Studios ka arritur marrëveshje me Sony Pictures Entertainment që të kthejnë në ekran ‘Njeriun merimangë’.

Në bazë të marrëveshjes, krahas paraqitjes në filmat e Marvel Cinematic Universe, karakteri i famshëm do të vazhdojë të shfaqet edhe në filmat që janë prodhim i Sonyt.


Në vazhdën e paraqitjes së tij, Spider-Mani do të jetë në kuadër të filmit të Marvel, “Captain America: Civil War” (2016). Po ashtu, superheroi do të shfaqet edhe në një projekt të Sonyt në vlerë prej katër miliardë dollarësh që në kinema do të fillojë shfaqjen në vitin 2017.

Marrëveshja ndërmjet dy kompanive të mëdha, nënkupton se në të ardhmen mund t’i shohim në filma të përbashkët edhe karakteret tjera, si Thor, Iron Man e Hulk.

Spider-Mani është krijim i Marvel Comics, por në vitin 1999 kompania ia dha licencën Sony Pictures. /Telegrafi/