LAJMI I FUNDIT:

Martins pesëfishon pasurinë pas investimit në biznesin që shkaktoi polemika

Martins pesëfishon pasurinë pas investimit në biznesin që shkaktoi polemika

Obafemi Martinz ishte një sulmues i njohur në fillim të viteve 2000. Futbollisti nigerian shkëlqeu te Interi dhe shpejt u bë i njohur për shkak të shpejtësisë dhe festimit akrobatik të golave.

Nigeriani luajti 136 ndeshje për Interin dhe shënoi 49 gola. Ndërkohë, lindën dyshime për datën e vërtetë të lindjes së tij, por ende mbetet e regjistruar se Martins ka lindur në vitin 1984 në Lagos.


Ai më vonë luajti në Newcastle, Wolfsburg, Rubin, Birmingham, Levante, Seattle, Shangai dhe Wuhan dhe fitoi një jetë komode.

Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike në vitin 2021, ai u kthye në Lagos dhe iu përkushtua biznesit.

A ju kujtohet Obafemi Martins? Filloi një biznes në vendlindjen e tij dhe shkaktoi polemika të mëdha
Lexo po ashtu A ju kujtohet Obafemi Martins? Filloi një biznes në vendlindjen e tij dhe shkaktoi polemika të mëdha

Fillimisht filloi një zinxhir veshjesh, logoja e së cilës është saltoja e tij e veçantë.

Vitin e kaluar, ai hyri në industrinë e mikpritjes dhe hapi klubin e natës Cosa Nostra, i cili u bë shumë i njohur në Nigeri.

Pasuria e tij aktuale vlerësohet pesëfishi i asaj që ka fituar në karrierën e tij. Të ardhurat e tij nga futbolli profesionist llogariten në rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/