LAJMI I FUNDIT:

Martinaj, Bajrët e zyrtarë të policisë, vrasjet dhe atentatet e zbardhura nga SPAK

Martinaj, Bajrët e zyrtarë të policisë, vrasjet dhe atentatet e zbardhura nga SPAK
Foto: Ilustrim

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje sot për operacionin ku u arrestuan zyrtarë të lartë të policisë, prokurorë, biznesmenë dhe persona me precedentë penalë. Sipas dosjes së prokurorisë, janë të paktën 6 raste të dokumentuara, ku të arrestuarit kanë kryer vrasje ose kanë planifikuar ekzekutime.

Sipas njoftimit të SPAK janë biznesmeni, Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbenga, si dhe Edmond Preka, Astmer Bilali.  Ndërkohë urdhër arreste janë lëshuar për; Behar Bajrin, Ervis Martinaj, Elion Hato dhe persona të tjerë.


Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se të dyshuarit janë autor të Gjin Ndojit në Shkodër në gusht të vitit 2020. Gjithashtu ata akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, vrasjen e Kleant Musabelliut, si dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, në vitin 2020.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për 26 vepra penale. Ata akuzohen për  “Vrasje me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve e prokurorëve”,, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, si dhe grup i strukturuar kriminal.

Drejtuesit e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbenga dyshohet se kanë ndihmuar grupet kriminale për të kryer vrasjet, si dhe kanë ndihmuar për fshehjen e provave.

Për zbardhjen e veprave penale dhe arrestimin e të dyshuarave, Policia shqiptar ka bashkëpunuar me Eurojust, Europol dhe policitë e Belgjikës, Holandës dhe Francës.

SPAK njofton se është bërë e mundur identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepajt ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliut, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020. /Euronews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori