1. Serinë e dasmave në vazhdim e ka hapur ish-e dashura e George Clooneyt, Stacy Keibler, e cila u martua me Jared Pobre. Ata u kurorëzuan më 8 mars në Meksikë, ndërsa ceremonia ishte sekrete dhe aty ishin të ftuar vetëm të afërmit e tyre.

2. Andrea Bocelli dhe Veronica Berti u martuan më 21 mars në Montenero.


3. Rasti i lesbikeve, ku aktorja Jodie Foster u lidh në martesë me partneren Alexandra Hedison më 23 prill, bëri bujë të madhe mediatike.

4. Kim Kardashian dhe Kanye West i shkëmbyen betimet më 24 maj në Firence të Italisë, me një ceremoni paramartesore në Paris.

5. Më 6 qershor Eros Ramazzotti i dha fund beqarisë duke u martuar me Marica Pellegrinellin.

6. Më 20 qershor Olivia Palermo u martua me të fejuarin Johannes Huebl.

7. Më 23 gusht, më në fund, u lidhën në martesë zyrtare Angelina Jolie dhe Brad Pitt në një ceremoni sekrete.

8. Më 6 shtator u publikua lajmi se Scarlett Johansson ishte martuar me të fejuarin Romain Douriac.

9. Më 27 shtator, beqari më i famshëm në botë, George Clooney, hyri në ujërat martesorë, ndërsa zemrën ia rrëmbeu Amal Alamuddin, me të cilën u kurorëzua në Venecia.

10. Vajza ‘showgirl’ italiane, Michelle Hunziker, i ka thënë po të dashurit të saj Tomaso Trussardi.

11. Edhe vajza e ekranit italian, Alessia Marcuzzi, është martuar me të dashurin Paolo Calabresi më 1 dhjetor.

12. Dasma më e fundit e të famshme ishte një tjetër rast homoseksualësh, dasma e Elton John me partnerin e tij David Furnish më datë 21 dhjetor. /Telegrafi/