LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje midis Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” në Izrael

Marrëveshje midis Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” në Izrael

Në Holon të Izraelit është nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi mes Qendrës së Inovacionit në Kosovë dhe “Holon Institute of Technology” (HIT)

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem dhe ambasadores Ines Demiri, në Holon të Izraelit, u shënua kapitulli i radhës i bashkëpunimit Kosovë-Izrael.


Marrëveshjen e nënshkruan drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK), Uranik Begu, dhe Presidenti i “Holon Institute of Technology” (HIT), Prof. Eduard Yakubov.

“Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Dr.Refael Berkan, zëvendëspresident për Inovacion, Sipërmarrësi dhe Ndërkombëtarizim, njëherësh themelues i programit “Teknologjitë Dixhitale në Mjekësi”,  Samuel Goldberg, kryeshef ekzekutiv pranë HIT, Taly Malach Banaim, themeluese dhe drejtuese e Qendrës së Sipërmarrjes dhe Inovacionit në HIT, Tony Levy, zyrtare për Marrëdhënie me Jashtë dhe Mbështetje për Hulumtime dhe Inovacion në Zyrën e Presidentit të HIT”, njofton ambasada e Kosovës në Izrael. /Telegrafi/