LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për bashkëpunimin e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja për bashkëpunimin e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë

Në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në qytetin e Pejës u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e rinisë.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Republikës së Kosovës nënshkroi ministri Kujtim Gashi, ndërkaq në emër të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë nënshkroi ministrja Lindita Nikolla.


Në bazë të marrëveshjes që do të zgjasë tri vjet, palët synojnë bashkëpunim institucional të të dy vendeve në fushën e rinisë, në mbështetje të politikave dhe programeve të përbashkëta si dhe të nismave rajonale dhe evropiane.

Inkurajimi i pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje, nxitja e edukimit të rinisë me vlerat më të mira evropiane për bashkëjetesë, tolerancë dhe integrim, hartimi dhe zbatimi i projekteve për shkëmbimin e të rinjve, përmes trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta, bashkëpunimi në fushën e rinisë në hartimin e programeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, nxitja e pjesëmarrjes në konferenca e seminare rajonale e ndërkombëtare si dhe në aktivitete të tjera rinore, me synim forcimin e miqësisë ndërmjet të rinjve, janë fushat e bashkëpunimit që parasheh marrëveshja e nënshkruar.

Bashkëpunimi sipas marrëveshjes në fjalë do të realizohet për format e ndryshme sikurse organizimi i konferencave dhe aktiviteteve, zhvillimi i panairit të shoqatave/organizatave rinore, organizimi i sesioneve informuese, shkëmbimi i organizatave rinore, sportistëve të rinj, inkurajimi i sipërmarrjes, organizimi i kampeve të përbashkëta, krijimi i komiteteve të përbashkëta organizative, këshillave koordinuese si dhe angazhimi të rinjve në aktivitete vullnetare.

Marrëveshja parasheh edhe nxitjen e partneritetit mes organizatave rinore si dhe programin e përbashkët të aktiviteteve i cili dakordësohet gjatë muajit dhjetor të çdo viti.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë nënshkrimin e marrëveshjes, ngase mundëson një bashkëpunim më të madh të të rinjve shqiptarë këndej dhe matanë kufirit.

“Duke qenë të bindur se të rinjtë mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të frymës së mirëkuptimit, tolerancës, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, të vetëdijshëm se të rinjtë e të dy vendeve përballen me sfida të njëjta, të ndërgjegjshëm se rinia është forca më e gjallë që do të ndërtojë të ardhmen evropiane të rajonit tonë sot do të jetësohet kjo marrëveshje në fushën e rinisë”, tha Gashi.

Ndërkaq, ministrja Lindita Nikolla, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes i hapet rrugë të rinjve që të angazhohen më tepër për interesat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori