LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja në Arbitrazh shtyn liberalizimin

Marrëveshja në Arbitrazh shtyn liberalizimin

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka folur për vendimin e kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë Komisionin për Demarkacion, ku, sipas tij, duhet respektuar vendimi i shefit të Qeverisë.

Sa i përket dërgimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar, Chabert ka thënë se për këtë nevojitet marrëveshja mes dy palëve dhe nuk ka ndonjë indikacion që Mali i Zi është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën e konsideron të zgjidhur përfundimisht.


“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, ka nënvizuar ai.

“Ky është një problem që i përket klasës politike në Kosovë dhe sidomos parlamentarëve te të cilët duhet të mbizotërojnë interesat e përgjithshme para kalkulimeve politike. Pritjet e njerëzve për liberalizimin e vizave janë të mëdha dhe varet nga deputetët e zgjedhur nga populli për t’u përgjigjur aspiratave të popullit. Prandaj është përgjegjësia e tyre për të votuar për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike”, tha ai.

Sipas tij, për Arbitrazh nevojitet marrëveshja e të dyja palëve dhe nuk ka asnjë indikacion se Mali i Zi, i cili ka nënshkruar dhe ka ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit të saj me Kosovën, është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën ai e konsideron të zgjidhur përfundimisht.

“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, tha ambasadori francez.  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori