Ndryshimet selektive dhe restriktive nga Marrëveshja e Ohrit nuk mund të cilësohen si ndryshime për të mirën e vendit. Partizimi i institucioneve nuk mund të vendos standarde profesionale. Kështu mendojnë analistët mbi retorikën e politikanëve, të cilët dështimet mundohet t’i paraqesin si ndryshime pozitive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Është e vërtetë se kemi disa lëvizje pozitive në zbatimin e MO, mirëpo ato janë shumë restriktive dhe selektive, kryesisht janë peng i vullnetit politik të udhëheqësve institucional. Është fatkeqësi që të funksionarët politik të jenë mbi Kushtetutën dhe ligjin, dhe jo rastësisht në çdo raport të KE kemi vërejte për shtetin e së drejtës”, shprehet për Portalb, analisti Drilon Iseni.
Sipas tij, SIOFA që nga themelimi nuk ka gjetur mekanizma adekuate për zbatim të ligjeve që tangojnë komunitetet e vendit, dhe ky është një dështim i misionit të tij.
“Për shembull, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, edhe pse ngriti përqindjen e përfaqësimit, në aspekt vertikal nuk kemi ndonjë ndryshim evident, shumë institucione ngelin të ndaluara për shqiptarët, këtu nuk flasim për poste politike por për teknokratë. Përfaqësuesit politik shqiptarë nuk arritën të vendosin standarde profesionale, por vazhduan trendin e partizimit të administratës, ata çaluan në ndërprerjen e diskriminimit institucional që më vite i është bërë popullit shqiptar, ajo në fakt e zëvendësoi atë, dhe sot fatkeqësisht shqiptarët diskriminohen partiakisht nga vetë shqiptarët. Dështimi më i madh është ai i zbatimit të frymës së MO, mbase vjetët fundit, implementimin e MO e karakterizon një plogështi absolute, një mungesë kreativiteti institucional për të hulumtuar mundësitë që jep kjo marrëveshje, për sendërtimin e një shteti multi-etnik të bazuar në parimet bazë të demokracisë konsensuale, vetëm atëherë mund të flasim për kohezion shoqëror”, tha Iseni.
Numri një i SIOFA-s, zv.kryeministri në intervistën e tij tha se “qytetarët e këtij vendi veçanërisht shqiptarët për çdo ditë në çdo takim me shtetin ndjejnë ndryshimin. Gjuha shqipe është zyrtare nga institucioni më i lartë ligjvënës e deri te sportelet, aty ku i duhet qytetarit të rëndomtë”.
Drilon Iseni mendon ndryshe. “Nuk mund të flasim për ndjenjën afërsisë me shtetin, kur investohen miliona euro në projektin Shkupi 2014, ndërsa vendbanimet shqiptarë kanë mungesë të infrastrukturës bazë (rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve apo shkollave), nuk mund të flasim për afërsi të qytetarit me shtetin kur investimet publike në infrastrukturën e komuniteteve janë në disproporcion të skajshëm më pagesën e taksava dhe tatimeve të shqiptarë. Është çmenduri të bësh punën e njëjtë dhe të presësh rezultate të ndryshme thotë Ajnshtajni. Nëse vazhdon ky trend edhe shumë përvjetorë të MO do të shënojmë me dështime”.
Politologu Muhamed Jashari vlerëson se për të parë tablon reale se sa qytetari shqiptar në Maqedoni është i kënaqur me realizimin e Marrëveshjes së Ohrit mendoj se për të, duhet bërë studim pra të merren të dhëna nga terreni, nga ku do të anketohen dhe intervistohen qytetarët shqiptarë të grupëmoshave të ndryshme.
“Rezultatet e dala nga një studim i tillë padyshim se i shërbejnë edhe katedrave studimore por me të mund të shërbehet edhe politika. Vetëm pas kësaj mund të flitet se vallë është apo nuk është i kënaqur qytetari. Sot politika ditore aq shumë e ka konsumuar retorikën mbi Marrëveshjen e Ohrit saqë një ligjërim i tillë vërtet ka kaluar në banalitet. Zyrtarët e partisë në pushtet në pamundësi për të zbatuar tërësisht marrëveshjen – kjo edhe për faktin teje të dobët karshi partnerit të koalicionit – justifikohen me fjalët, citoj: “disa punë kanë mundur të jenë më mirë” ose “Sa do që të jetë bërë, ka edhe shumë për tu bërë”. Në rast se flasim për ndryshimet pozitive ajo më shumë vjen si rezultat presionit të faktorit ndërkombëtar. Sot, edhe pas 15 viteve të nënshkrimit të saj gjuha shqipe vazhdon të mos përfillet dhe kështu në vazhdimësi të shkilet pika 6 e marrëveshjes, respektivisht neni 7-të i kushtetutës së RM-së. Një subjekt i cili vite me radhë nuk arrin që të zbatojë/implementojë çfarëdolloj marrëveshje deligjitimohet në sytë e popullit”, theksoi Jashari.
Anketat e fundit televizive flasin se qytetarët nuk janë të kënaqur nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë