LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e traktatit

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e traktatit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Reklama

Miratimi i këtij projektligji është bërë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve.

“Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë në bazë të vendimit ka zhvilluar negociata me Mbretërinë e Danimarkës, andaj pas zhvillimit të këtyre negociatave është nënshkruar edhe traktati ndërmjet dy vendeve. Qëllimi është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit të dyja vendeve duke marrë parasysh zhvillimin pozitiv në shërbimet korrektuese…”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

E pas kësaj në prill të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

Lajme
Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Lajme
Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Lajme
SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Lajme
Kalo në kategori