Marouane Fellaini ka vendosur t’ia dhurojë ish-klubit të tij Standard Liege plot tre milionë euro për t’i ndihmuar që të dal nga kriza.
Ish-mesfushori i Evertonit dhe Manchester United, i cili tani luan për Shandong Luneng në Kinë, ndoqi në gjurmët e shokut të skuadrës Axel Ëitsel, i cili ka investuar në klubin për ta shpëtuar duke dhuruar 1.5 milion euro.
Ai mban 45 për qind të aksioneve në stadiumin e Standardit.
Fellaini kur luante te Standard Leige
Fellaini i cili aktualisht është pjesë e Shandong Luneng në Kinë, ka dhuruar 3 milionë euro për të shpëtuar klubin, të cilët nuk i kanë pranuar falas, duke thënë se sa të rregullohen bilancet ato do të kthehen.
Standardit iu refuzua licenca profesionale nga federata belge e futbollit në fillim të këtij muaji.
10 herë kampionët e Belgjikës, kanë mundur të bien në divizionet amatore me një vendim.
Fellaini është pjesë e Shandong Luneng në Kinë
Por fal ndihmës së Fellainit dhe investitorëve të tjerë, klubi pritet të shpëjtojë, pasi gjykata pritet të marrë një vendim më 5 maj.
Pjesë e Standard Liege është edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, q është ndër lojtarët kryesor. /Telegrafi/