LAJMI I FUNDIT:

Marotta tregon se kush është Messi i Interit

Marotta tregon se kush është Messi i Interit

Drejtori i Interit, Beppe Marotta thotë se Lautaro Martinez është Lionel Messi i tyre dhe se ky do të jetë klubi i fundit përpara se të fillojë një lloj karriere shumë të ndryshme.

Ai u intervistua në një bibliotekë në Milano gjatë prezantimit të një libri të ri dhe u pyet për skuadrën aktuale në San Siro.


“Lautaro është Lionel Messi ynë. Është e vështirë të thuash se cili është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar, sepse të gjithë kanë pika të forta të ndryshme, por më duhet të them Lautaro sepse ai është një talent i ri që po bëhet kampion. Ai përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe është ende shumë i ri”, ka thënë Marotta.

Marotta: 'Juventusi favorit' për të fituar titullin e Serie A
Lexo po ashtu Marotta: 'Juventusi favorit' për të fituar titullin e Serie A

Nerazzurrët arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

“Ne do të japim maksimumin, duhet të ketë një ekuilibër mes presionit dhe optimizmit, por natyrisht titulli i 20-të është diçka historike”, ka vazhduar drejtori i Interit.

Marotta punoi në Sampdoria, Juventus dhe erdhi te Interi në dhjetor të 2018-ës, por zbuloi se ky është fundi i një rrugëtimi të gjatë.

“Zhang dëshiron të shesë Interin, ka tri oferta në vlerë 1 miliard euro” – biznesmeni finlandez zbulon detaje
Lexo po ashtu “Zhang dëshiron të shesë Interin, ka tri oferta në vlerë 1 miliard euro” – biznesmeni finlandez zbulon detaje

“Mund të them se Interi do të jetë klubi im i fundit”, rrëfeu 66-vjeçari, i cili la të kuptohet se po shikon një të ardhme në politikë.

Kontrata e tij me Nerazzurrët zgjat deri në qershor 2025, kështu që ka shumë kohë që ai të përgatitet për këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori