LAJMI I FUNDIT:

Marko Caka edhe me një rol tjetër në filmat hollivudian: Aktori flet rreth projektit të ri filmik “Godzilla 2”

Marko Caka edhe me një rol tjetër në filmat hollivudian: Aktori flet rreth projektit të ri filmik “Godzilla 2”

Marko Cakën do ta shohim edhe në një projekt të ri filmik hollivudian.

Aktori shqiptar është përzgjedhur në trupën e aktorëve të vazhdimit të filmit “Godzilla 2”.


Këtë gjë e ka konfirmuar për Telegrafin aktori 46-vjeçar duke dhënë edhe detaje për filmin.

“Mora konfirmimin përfundimtar nga Warner Bros Pictures duke më përzgjedhur në grupin e 15 ushtarëve heronj që do të përballen me përbindëshin (Monster) më të madh që do të sulmojë tokën. Është vazhdimi i filmit, Godzilla, një nga realizimet më të shtrenjta të produksionit Warner Bros dhe që pritet të sfidojë të gjitha filmat më të kushtueshëm të realizimit të industrisë hollivudiane”, tha Caka.

Ai më tutje foli rreth rolit që do të ketë në filmin, i cili do të shfaqet në kinematë botërore më 22 mars të vitit 2019.

“Roli im është i ushtarit Jonah, ku së bashku me 14 ushtarë të tjerë do të luftojë për të sfiduar përbindëshin e madh që nuk ka të ndalur në shkatërrimin e qyteteve të mëdha”, tha aktori.

Ky rol për aktorin Caka është hapi me i madh në një realizim të produksionit gjigant holivudian, kur dihet se hapi i vogël ishte hedhur me një rol skenik të policit operativ në filmin e fundit “Fast and Furious”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori