Këngëtarja e re, Marigona Jelliqi, ka lansuar videoklipin e këngës “E jotja”.

Është fjala për një bashkëpunim me artistin e njohur me emrin Dren.


Genc Prelvukaj qëndron prapa kësaj kënge, pasi ka shkruar tekstin, ka bërë muzikën dhe produksionin, derisa Black Fish Entertainment ka realizuar videoklipin.

Marigona është një këngëtare e re e lindur në Mitrovicë, ndërsa jeton në Austri. /Telegrafi/