LAJMI I FUNDIT:

Marigona Hajdari: Ndeshje të vështira ndaj Ishujve Faroe, por me ekip të kompletuar i mposhtim

Marigona Hajdari: Ndeshje të vështira ndaj Ishujve Faroe, por me ekip të kompletuar i mposhtim
(Foto: kosovahandball.info)

Qendra e Kosovës, Marigona Hajdari, po bën karrierë shumë të suksesshme në elitën e Danimarkës. Dhe ajo e di nivelin që ka skuadra e Ishujve Faroe, me të cilën Kosova luan në fazën e parë kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ndikimi i hendbollit danez në atë të Ishujve Faroe është shumë i madh. Disa prej lojtareve të Ishujve Faroe luajnë në skuadrat daneze.


“Besoj që ndeshjet kundër Ishujve Faroe do të jenë të vështira. Ishujt Faroe kanë luajtur mirë dhe e ka befasuar Danimarkën dhe Rumaninë me lojën dhe shpejtësinë që ka.

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll
Lexo po ashtu Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror në konkurrencën e femrave në hendboll

“Mirëpo, besoj dhe shpresoj që Kosova me ekip të kompletuar dhe me lojtare 100 për qind në formë, e mposht ekipin e Ishujve Faroe”, ka thënë Marigona Hajdari.

Ndeshjet me Ishujt Faroe luhen në nëntor, ndërsa Marigona pritet të jetë prej lojtareve kryesore. Ajo ka kohë që po shfaq stabilitet dhe formë të lartë në ligën daneze.

Dallohet për organizimin e lojës, por edhe për shpejtësinë që ka. Te Ishujt Faroe e njohin shumë mirë Marigonën. Selektori i saj e kishte ftuar në ekipin që drejtonte, disa vjet më parë.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori