LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Mariçiq:  Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Procesi i shqyrtimit u zhvillua për 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në 206 institucione të ndryshme. Punë serioze që është dëshmi e përkushtimit kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësim në BE, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq nga Brukseli në fjalimin e tij, para takimit të fundit dypalësh për Kapitullin 31 të Klasterit 6.

Ai theksoi se deri në fund të vitit dokumentet kyçe që janë obligim i tyre që dalin nga Korniza negociuese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila u miratua më 19 korrik 2022 – Udhërrëfyesi për sundimi i ligjit, Udhërrëfyesi për reformën e administratës publike, si dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve.


“Njëkohësisht presim diskutimin e Këshillit Evropian në mbledhjen e javës së ardhshme më 14 dhe 15 dhjetor, si dhe konkluzionet e këtij Këshilli. Duke marrë parasysh angazhimin dhe përpjekjet tona për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, pres që të marrim një rekomandim për të vazhduar me Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Me këtë, çdo hap i ardhshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe dinamika e negociatave do të varet vetëm nga ne, nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri thekson se këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë pa hezitim, pa brenga dhe pa frikë, por me bindjen se do të kontribuojë edhe në prosperitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij.

“Zvarritja apo bllokimi i procesit të negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE paraqet rrezik për reformat tona dhe për zhvillimin tonë. Jam i bindur se me shumicën e qytetarëve që duan ta shohin Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në vitin 2030, së bashku do të kemi sukses. Të kapërcejmë së bashku pengesat dhe të sigurojmë të ardhmen evropiane për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, theksoi Mariçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori