LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do ta humbasim shansin për anëtarësim BE

Mariçiq: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do ta humbasim shansin për anëtarësim BE

Qëllimi ynë është që të përpiqemi të hyjmë sa më shpejt në BE, thotë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson optimizmin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se në tre apo katër vitet e ardhshme vendi ynë do të hyjë në BE.

“Ne i filluam negociatat vitin e kaluar, ato zgjasin mesatarisht katër deri në pesë vjet. Pra, nuk është aq e pamundur, nëse punojmë nga të dyja palët, sigurisht që duhet të jemi optimistë, por edhe realistë.


Qeveria ka vendosur një objektiv që të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Tre-katër është shumë afër, por në tre-katër vjet mund të lëvizim shumë në negociatat me BE-në, nëse punojmë dhe sigurisht nëse BE-ja përvijon një agjendë, ato tre-katër vjet do të shfrytëzohen maksimalisht dhe ne do të shkojmë shpejt në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit”, thotë Mariçiq.

I pyetur se çfarë do t’i ofrohet liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në takimin të liderëve me Dimitar Kovaçevskin, Mariçiq tha se nuk mund të përgjigjet, sepse bëhet fjalë për takim të liderëve dhe nuk mund të flasë në emër të kryeministrit Kovaçevski.

Mariçiq është i prerë se nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese, shansi për të hyrë në BE patjetër se do ta humbasim./Telegrafi/

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së
Lexo po ashtu Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së