LAJMI I FUNDIT:

Rashford më shumë se një futbollist: Siguroi ushqim falas për fëmijët në shkolla, mësoi gjuhën e shenjave dhe ku ka nevojë për ndihmë është gjithmonë aty

Rashford më shumë se një futbollist: Siguroi ushqim falas për fëmijët në shkolla, mësoi gjuhën e shenjave dhe ku ka nevojë për ndihmë është gjithmonë aty

Më 2 prill 2020, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kishte bërë thirrje futbollistëve të Ligës Premier që të “luanin rolin e tyre” dhe të ndajnë një pjesë të pagës për t’u përkujdesur për të tjerët, që janë me më pak fat.

75 ditë më vonë, pasi e detyroi kryeministrin e Anglisë, Boris Johnsonin, të bëjë një kthim dhe të sigurojë 120 milionë funte për ushqim falas në shkolla, Marcus Rashford ka bërë më shumë sesa të “luajë” pjesën e tij si qytetar. Ai ka frymëzuar një brez.


Sulmuesi i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë, luftoi shumë për një temë për të cilën interesohet me shumë pasion, pasi edhe vetë ka përdorur ‘kuponë për ushqim’ në shkollë sa ishte i ri, ndërsa nëna e tij punonte shumë që të siguronte ushqim për shtëpi.

Qeveria angleze kishte vendosur që të largonte ushqimin falas për nxënësit, por të martën pasdite, pas shumë presioneve , ku në krye të kampanjës ishte Rashford, u bë e ditur që do të vazhdojë furnizimi për rreth 1.3 milion fëmijë në shkollat angleze.

Lajmi erdhi vetëm një ditë pasi Boris Johnson hodhi poshtë kërkesën për të rishqyrtuar vendimin, ndërsa Rashford u zotua të mos hiqte dorë.

Si rezultat i këtij vendimi që ishte marrë dhe tani u rrëzua, Rashford, i cili gjithashtu ndihmoi në mbledhjen e rreth 20 milionë funteve për të ushqyer të rinjtë gjatë pandemisë COVID-19, jo vetëm që ka rritur vetëdijen kombëtare për problemet e shumta që fëmijët përballen çdo ditë, por ai ka frymëzuar një brez të tërë.

Të gjithë fëmijët që kanë të drejtë për ushqim falas në shkollë, tani e tutje do t’ju jepet një kupon dhe gjithçka u bë falë punës së palodhur dhe këmbënguljes së tij.

“Unë as nuk di se çfarë të them. Vetëm shikoni se çfarë mund të bëjmë kur të bashkohemi. Kjo është Anglia në vitin 2020”, ka thënë ai në momentin kur u njoftua për vendimin.

Të mos harrojmë se Rashford, përveç që kishte organizuar mbledhjen e parave për të ushqyer fëmijët gjatë verës, njihet edhe për kontribute të tjera për shoqërinë në periudha të vështira.

Vitin e kaluar, ai nisi një fushatë për të siguruar nga një kuti me dhurata për Krishtlindje, duke i inkurajuar të gjithë që të dhurojnë për të pastrehët e Mançesterit dhe për të mbështetur strehimoret përreth zonës.

Ai siguroi për të gjithë nga një kuti me gjërat thelbësore për ata që kanë më shumë nevojë gjatë periudhave festive.

Dhe Rashford së fundmi ka marrë një ftesë që të jetë pjesë e panelit në një konkurs poezie, por në një shkollë me të shurdhër.

Ai kishte marr një letër nga një tifoz i ri, i cili e ftoi në shkollën e tij për këtë ngjarje.

Për t’u përgatitur për vizitën e tij, sulmuesi e mësoi gjuhën e shenjave në mënyrë që të mund të komunikonte me fëmijët – një tjetër gjest i jashtëzakonshëm dhe model i përsosur për t’u ndjekur nga të rinjtë.

Marcus Rashford është më shumë sesa thjesht një futbollist. Ai është një frymëzim i vërtetë që ka përdorur famën e tij për të bërë një ndryshim të vërtetë në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori