LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia promovon qasje të re ndaj fqinjëve dhe synimet e saj janë NATO dhe BE (Video)

Maqedonia promovon qasje të re ndaj fqinjëve dhe synimet e saj janë NATO dhe BE (Video)
72 General Debate – 22 September by His Excellency Zoran Zaev, President of the Government of the former Yugoslav Republic of Macedonia

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Republikës së Maqedonisë tha se kombet nuk duhet të përqëndrohen në dallimet, por në përgjegjësitë e tyre kryesore dhe të punohet për dobi të përbashkët. Ai vazhdoi duke thënë se duhet të veprojnë si Qeveri të përgjegjshme dhe të ndërtojmë ardhmëri më të mirë dhe prosperitet për qytetarët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i bindur se të gjithë kemi qëllimin e njejtë – paqe në botë, i ndajmë përkushtimet e njejta dhe në sfida të përbashkëta do të përgjigjemi me zgjidhje të përbashkëta. Paqe, përkushtim për jetë dinjitoze dhe zgjidhje të përbashkëta nëpërmjet të cilave Maqedonia arriti të tejkalojë një krizë të thellë politike e cila kishte ndikim edhe në rajon. Për këtë shkak Maqedonia sot është e lirë, e sigurt dhe stabile, mik i fqinjëve të saj dhe fuqishëm i orientuar drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE”, u shpreh kryeministri Zaev.


Duke folur për çështjen e kontestit për emrin me Greqinë, Zaev tha se tanimë dy shtetet fqinje zbatojnë masa për ndërtim të besimit për të tejkaluar këtë çështje të hapur që ekziston një çerek shekulli që nga pranimi i vendit në OKB.

“Ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ka tentativa të reja, energji të re për të tejkaluar mosmarrëveshjet. Pranoj se kemi bërë hapa të gabuar në kohë të ndryshme, por tani është koha të përmbyllen këto çështje”, tha Zaev.

Kryeministri tha se Qeveria e re e Maqedonisë ka plan ambicioz për reforma me të cilat do të ndërtohet institucione profesionale dhe do të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe shtoi se Maqedonia do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së dhe do të kontribuojë për paqen në botë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori