LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, përfituese nga beteja tregtare Kosovë – Serbi

Maqedonia, përfituese nga beteja tregtare Kosovë – Serbi

Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nevojat reale të tij.

E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.


Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka thënë Iseni.

Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha po për të njëjtën media se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dogana e Kosovës i tha “Zërit të Amerikës” se që nga hyrja në fuqi e taksave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, rreth 20 maune me mallra janë kthyer mbrapsht, për shkak të mosinformimit mbi rritjen e taksave dhe mënyrës se si vendet prodhuese i janë referuar shtetit të Kosovës.

Edhe nga Ministria e Bujqësisë së Maqedonisë, theksojnë se Maqedonia si vend anëtar i CEFTA-s, nuk duhet të synojë përfitimin e tregjeve përmes barrierave apo kontesteve që kanë shtetet mes tyre.

Në këtë drejtim, Veljo Tantarov, kryetar i Lidhjes së Prodhimeve Bujqësore për Radion Evropa e Lirë thotë se Serbia në Kosovë më së shumti i importon miell dhe prodhime nga drithërat – prodhime këto që janë të mangëta në Maqedoni, sepse edhe ajo i merr nga Serbia./REL/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori