LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia paralizohet nga bora e parë (Video)

Maqedonia paralizohet nga bora e parë (Video)

Gati një javë pas reshjeve masive të dëborës, shumë akse rrugore në vend ende nuk janë të pastruara. Në këtë gjendje janë edhe autostradat e vendit, që nuk janë pastruar tërësisht. Derisa nga Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thonë se Korridori 8 dhe 10 janë me prioritet për tu pastruar, qytetarët që kanë udhëtuar në autostradën Kumanovë – Shkup, ankohen se ende ka mbetje të akullit dhe borë.

Nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thonë se ekipet e tyre dhe kompanitë e kontraktuara private janë në terren dhe se për 24 orë po pastrojnë borën, por thonë se problem është se era e forta po sjellin borë tjetër dhe po rimbushin rrugët.


“Besoj se këto ditë në vijim ekipet do të jenë kujdestarë 24 orë. Këto ekipe nuk ndalen ditë e natë, janë në terren pavarësisht kushteve atmosferike. Makineria jonë bashkë me të punësuarit janë nëpër rrugët rajonale dhe magjistrale”, u shpreh Gajur Kadriu, drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”.

I pyetur rreth asaj se përse shumë rrugë nuk janë të pastruar dhe ka ankesa nga qytetarët, ai e thotë këtë:

“Sa i përket planit nuk ka mangësi në këtë drejtim, por e vërteta është që në këto kushte ekstreme, jashtëzakonisht të ftohta edhe veprimi i të punësuarve tonë është i l imituar. Ndërmarrja jonë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike “Rrugët Shtetërore”, shtoi Kadriu.

Nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë “ pranojnë se kanë makineri të vjetërsuara me një mesatare prej 27 vjetësh, por mundohen që t’i mbajnë në gjendje funksionale për të pastruar dhe mirëmbajtur rrugët.

“Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” ka angazhuar rreth 180 automjete, të përfshirë në shërbimet e sezonit dimëror, në mesin e të cilave ka makineri ndërtimore, kamionë me rimorkio, borë-pastrues, makina niveluese e të tjera. Në këtë javë që lëmë pas, edhe pse kishte reshje intensive të dëborës, automjetet tona janë me pajisje GPS, që i përcjellim se në çfarë zona janë dhe sa po pastrojnë. Nga kjo nxorëm të dhëna që në rajonin e Shkupit, nga Kriva Pallanka deri në Dibër, makineritë tona kanë përshkuar mbi 14 mijë km për këto 6-7 ditë. Kurse, të dhënat e përgjithshme në të gjithë shtetin nga makineritë e ndërmarrjes sonë janë përshkuar mbi 41 mijë km”, tha Petko Spasevski, Udhëheqës i Logjistikës në NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga dita e sotme, Instituti Hidro-meteorologjik ka shpallur gjendjen alarmante në tërë vendin, për shkak të vazhdimit të temperaturave të ulta ekstreme. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që të lirohen nga puna personat me sëmundje kronike mbi moshën 60 vjeçare dhe gratë shtatzëna./Telegrafi/