LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me më pak pilotë se sa ka nevojë (Video)

Maqedonia me më pak pilotë se sa ka nevojë (Video)

Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni nuk mund të gjejë pilotë për të udhëhequr helikopterët zyrtarë që janë në dispozicion të ushtrisë, për çdo rast nevoje apo thjeshtë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Konkursi i hapur deri më 31 gusht duhej të mbledh kandidatura të pilotëve por i njejti është shtyrë për shkak se nuk janë paraqitur kandidatë. Konkursi i njejtë do të zgjasë deri më 20 tetor.


Sipas konkursit të shpallur, kusht për pranim është që kandidatët të kenë plotësuar kushtet psikofizike dhe të ketë të kryer shkollimin.

”Kur kemi vendosur për të zgjatur afatin e aplikimit e kishim parasysh se mund të paraqiten kandidatë për të aplikuar, të cilët kanë kryer trajnimin e qershorit dhe të shtatorit. Të njejtët që kanë shfaqur interes për të punuar si pilotë mund t’i dorëzojnë aplikimet” thonë nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë nga 24vesti.

Kandidatët e pranuar duhet të kalojnë edhe trajnimin e ushtrisë dhe trajnimin për pilotë. /Telegrafi/