LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia pa paragjykime dhe e gatshme për dialog

Maqedonia pa paragjykime dhe e gatshme për dialog

Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do t’i ndjekë interesat e shtetit dhe do tv ndërtojë marrëdhënie mbi bazë të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe të avancimit të bashkëpunimit rajonal, paanshmërisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve fqinje. Qasje ndaj përforcimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve do të mbetet në vijën e njejtë edhe në të ardhmen, u shpreh kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për revistën ‘Srpaska ekonomija’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryeministrit Zaev, marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët kanë qenë vazhdimisht të luhatura, derisa megjithatë përpjekjet për hyrje në BE dhe NATO kanë qenë vetëm deklarative, sepse në realitet ka ekzistuar përhapje e propagandës anti-NATO dhe anti-BE.


Zaev theksoi se Qeveria është e përqëndruar në mbylljen e kontestit me Greqinë, si njëra ndër sfidat më të mëdha dhe personalisht beson se ky do të jetë një test për atë se sa është zhvilluar dhe formuar Maqedonia ndër vitet e izolimit dhe nëse i vlerëson çështjet që sjellin prosperitet dhe ardhmëri më të mirë për vendin.

Në këtë intervistë, Zaev paralajmëron se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë me politikën e saj ndaj fqinjëve, pa paragjykime dhe e gatshme për dialog, me qëllim që Maqedonia të fitojë sa më shumë miq mes vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/