LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nuk është në agjendën e Biden

Maqedonia nuk është në agjendën e Biden

Maqedonia nuk u gjet as në agjendën e vizitës e lamtumirës të nënpresidentit amerikan Joe Biden, i cili këto dy ditë qëndron në Prishtinë dhe Beograd, ndërsa do të vizitojë edhe disa vende evropiane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni në disa vitet e fundit nuk vijnë funksionarë të lartë shtetëror amerikan edhe kur gjenden në vizitë të vendeve fqinje. Takimet me Qeverinë e Maqedonisë dhe liderët realizohen me përfaqësues të Departamentit të shtetit, ndërsa mbrëmë liderët e partive në Shkup u takuan me këshilltarin në Shtëpinë e Bardhë, Charles Kupchan, i cili nuk dha detaje për takimet.


Sipas Telma, në Qeveri nuk shohin asnjë problem që Biden e shmangua Maqedoninë, sepse sipas tyre Gruevski tashmë është takuar me të në sajë të kryeministrit.

“Për momentin është shumë e natyrshme që nënpresidenti i ShBA të përqendrohet në Kosovë dhe Serbi gjatë vizitës së fundit në rajon. Nuk ka asnjë porosi të fshehura fakti që udhëton në fqinjësi. Marrëveshja midis dy fqinjëve tanë verior është padyshim suksesi më i madh në suaza të Ballkanit, të administratës amerikane gjatë këtij mandati” është qëndrimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikola Poposki./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori