LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nesër luan ndaj Armenisë, Elif Elmas: Duam vetëm fitore!

Maqedonia nesër luan ndaj Armenisë, Elif Elmas: Duam vetëm fitore!

Pas humbjes nga Ukraina, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është zhvendosur në Strumicë, aty ku nesër do të luaj ndeshjen kontrolluese ndaj Armenisë.

Reprezentuesit e Maqedonisë kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare mesditën e sotme në Strumicë, ku kanë kryer të gjitha përgatitjet për ndeshjen që i pret ditën e nesërme, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski do të vendos nesër për formacionin bazë.


Para këtij dueli, seleksionuesi Bllagoja Milevski ka thënë se ndaj armenëve do të kenë shans të gjithë futbollistët për të konfirmuar potencialin e tyre.

“Për ndeshjen kundër Armenisë, do t’u japim një shans lojtarëve në skuadër që duhet të konfirmojnë potencialin e tyre në përfaqësuese.
Pas ndeshjes në Pragë, do të shohim se sa të lodhur fizikisht ndihen futbollistët. Nuk ka të lënduar dhe para ndeshjes do të vendosim se kush do të startojë. Ndeshja kontrolluese ndaj Armenisë, e cila është një përfaqësuese cilësore dhe ka luajtur eliminatore të shkëlqyera, është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne për të kontrolluar potencialin që kemi. Të gjithë do të kenë një shans, por ne do të vendosim për kohën e lojës së lojtarëve. Kjo përfaqësuese shkon gjithmonë për fitore, kështu do të jetë edhe nesër ndaj Armenisë”, ka thënë Milevski.

Ndërkohë futbollisti i Napolit, Elif Elmas ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e nesërme, i cili ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka thënë se duan vetëm fitore në këtë përballje.

“Po luajmë një ndeshje me një kundërshtar shumë të mirë si Armenia. Pritshmëritë tona janë që çdo herë që luan për Maqedoninë është të fitosh. Do të dalim në fushë të bashkuar, do të mundohemi të bëjmë një lojë të mirë, pas së cilës shpresoj në fund të festojmë. Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër Ukrainës, por e humbëm. Kjo ndeshje me Armeninë është e rëndësishme për ne, prandaj duam të fitojmë”, ka thënë Elif Elmas.

Maqedonia dhe Armenia regjistrojnë nga dy fitore dhe një barazim më pesë ndeshjet e fundit të luajtura ndërmjet veti.

Dueli Maqedoni e Veriut – Armeni zhvillohet nesër në stadiumin “Blagoj Istatov” në Strumicë, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori