LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në këndvështrimin e Al Jazeera Balkans (Video)

Maqedonia në këndvështrimin e Al Jazeera Balkans (Video)

Në fillim të orës 21:30, këtë të enjte (18.05.2017) do të fillojë emetimi i serialit të ri dokumentar të televizionit Al Jazeera Balkan të titulluar si ‘Shumica e rrezikuar’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Seriali politiko-historik përfshin gjithsej gjashtë epizoda të cilët do të jepen çdo të mërkurë në të njëjtin termin dhe në të do të shpalosen përgjigjet të marrëdhënies së veçantë në mes maqedonasve dhe të shqiptarëve në Maqedoni, duke filluar që nga themelimi i shtetit, periudha komuniste 1944-1990, koha e fillimit të populizmit, pastaj deri te eskalimi i konfliktit nga 2001 dhe periudha pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit.


Pas emetimit të rregullt, epizodet do të vendosen menjëherë edhe online dhe do të mund të shihen në kanalin në Youtube të Al Jazeera Balkans në këtë link. /Telegrafi/